Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka thënë se humbën dy pikë në garë për titull.
Dje Real Madrid barazoi me Celta Vigon në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2 – 2, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku francez tha se ishin më të mirë në pjesën e dytë, por në fund humbën dy pikë.
“Kemi humbur dy pikë ndaj një skuadre të mirë, e cila nuk e meriton të këtë renditjen në tabelë. Por, në fund të ditës, kemi humbur dy pikë në shtëpi. Nuk është ndjenjë e mirë sepse luajtëm mirë”.
“Filluam ndeshjen dobët dhe pjesën e parë gjërat nuk ishin si duhet. Ishim më të mirë në pjesën e dytë dhe shënuam dy gola. Por ndeshja zgjatë 90 minuta”, theksoi Zidane.
Real Madrid mbetet lider me një pikë më shumë se Barcelona që renditët në pozitën e dytë, ndërsa do përballen me 1 mars në “Santiago Bernabeu”./arbresh.info.
HIGHLIGHTS | @SantiMina7 scored with his first touch as @RCCeltaEN stunned the Bernabeu! 💙😱
📺 #RealMadridCelta pic.twitter.com/SK12xGJL6y
— LALIGA English (@LaLigaEN) February 16, 2020
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?