Agjenda e festimeve për 12-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës 17 Shkurt 2020:
Vendosje kurorash te kompleksi memorial Adem Jashari nga dy udhëheqësit shtetërorë. (Prekaz – Skenderaj, ora 9.10)
Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 10.30)
Vendosje kurorash nga dy udhëheqësit shtetërorë te varri i veprimtarit Adem Demaçi. (Varrezat në Velani – Prishtinë, ora 10.40)
Seanca solemne në Kuvendin e Kosovës. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 11.00)
Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Albin Kurti, kryeministër i Kosovës vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës. ( Kazerma “Adem Jashari”, ora 12.00)
Pritje shtetërore me rastin e 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës, nën kujdesin e Hashim Thaçit, president i Republikës së Kosovës. (Bogdanipolis – Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 18.00)
Me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 10.00)
Organizuar nga MKRS, në lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”. (Ora 11.00)
Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën me tematikë arkeologjike “Trashëgimia Arkeologjike Adriatiko-Meditariane në Kosovë” e autorit Tomor Kastrati. (Muzeu i Kosovës ora 12:00)
Artisti konceptual I Am I performancë proteste për Ditën e Pavarësisë së Kosovës. (Sheshi ‘Adem Jashari’, Prishtinë, ora 12:00)
Rinia pejane protestë para bustit të dëshmorit Shkëlzen Haradinaj. (Pejë, ora 12.00)
Bëhet ndarja e çmimeve të letërsisë për vitin 2019. (MKRS, ora 13.00)
Me rastin e shënimit të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Obelisku NEWBORN merr pamje të re – merr pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani. (Ora 13:00)
Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq “Ngjyrat e Vallëzimit”. (Teatri Kombëtar, ora 17.00)
Nis java e filmit shqiptar. (Kinemaja ABC, ora 19:00)
Mbahet koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)
Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Obiliqit organizon homazhe pranë Pllakës Përkujtimore të dëshmorëve të UÇK-së/ Obiliq. Ora 11:30)
Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Obiliqit organizon manifestimi kulturor. (Shtëpia e Kulturës “Xhavit Haziri“ Obiliq, ora 12:00)
Agjenda e aktiviteteve për 17 shkurtin-Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizuar nga Komuna e Rahovecit:
Pritja e mysafirëve nga kryetari i Komunës Smajl Latifi në zyrën e kryetarit. (Ora 08:00)
Homazhe në të gjitha vendrëniet dhe pllakat e dëshmorëve të Komunës së Rahovecit. (Ora 09:00)
Seancë solemne për nder të “17 Shkurtit”. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 12:00)
Programi qendror festiv. (Qendra e Kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec, ora 13:00)
Finalja e garave në futboll në mes katër shkollave në komunën e Rahovecit- (Palestra Sportive “Mizahir Isma”, Rahovec, ora 16:00)
Finalja e turnirit në futboll. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”, Rahovec, ora 18:00)
Komuna e Mitrovicës në sheshin “ Mehë Uka”, do të organizojë koncertin e pavarësisë. (Ora 13:00)
Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizuar nga Komuna e Istogut:
-Seancë solemne me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)
-Homazhe- vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të Istogut. (Ora 12:00)
-Programi festiv me këngë e valle para Qendrës Kulturore në Istog. (Ora 13:00)
Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizuar nga Komuna e Gjakovës:
Homazhe te lapidari “Shokët e Lirisë. (Ora 11:00)
Vendoset gurthemeli për ndërtimin e lapidarit “Brigada 137”, në Çabrat. (Ora 12:00)
Përurohet salla solemne në Bibliotekën Publike. (Ora 13:00)
Programi festiv në Pallatin e Kulturës. (Ora 17:00)
Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizuar nga Komuna e Ferizajt:
Homazhe në varrezat e qytetit. (Ora 10:00)
Akademi solemne në Teatrin e Qytetit. (Ora 11.00)
Mbahet koncerti për fëmijë. (Teatri i Qytetit, ora 13:00)
Mbahen aktivitete për të rinj në sheshin e qytetit. (Ora 15:00)
Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizuar nga Komuna e Skenderajt:
Homazhe te shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skënderaj, ora 09:00 )
Komuna e Skenderajt së bashku me Komunën e Drenasit organizojnë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 09:30)
Homazhe te Memoriali i dëshmorëve në Marinë. (Marinë, rruga Skenderaj-Drenas, ora 10:00)
Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 11:00)
Manifestimi qendror: Program kulturor e Artistik. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 13:00)
Turenu Kupa “PAVARËSIA” në futboll të vogël gjysmëfinalet dhe finalet. (Salla e Shkollës-Profesionale, Skendera, ora 15:00)
Për nder të 12-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Prishtinës organizon koncertin Prishtina Big Band. (Ora 20.00-21:30)
Agjenda e aktiviteteve për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës organizuar nga Komuna e Prizrenit:
Vizitë në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Ora 10:00)
Ndahen dekorata për familjet e dëshmorëve në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”. (Ora 11:00)
Hapet ekspozita e Arbnor Morina në Shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha”. (Ora 15:00)
Mbahet ora letrare “Ora e Pavarësisë”. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 16:00)
Mbahet koncerti i pavarësisë Grupi NeWborn. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 19:00)
Mbahet turneu i basketbollit U14 në qendrën sportive “Sezai Surroi”, nga ora 10:00 deri në 17:00.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?