Ritja ekonomike gjate 2020 do të të jetë më e vogël e ndikuar direkt nga tërmeti i 26 nëntorit. Banka e Shqipërisë ka publikuar një analizë të efekteve dhe ku pritet të goditet ecuria ekonomike me rreth 0.6%.
Në raportin e politikës monetare për tremujorin e parë të këtij viti theksohet se është e vështirë të vlerësohet me saktësi se cila do të jetë kohëzgjatja e efekteve të tërmetit. Ulja e rritjes ekonomike kombinon reduktimin e të ardhurave nga turizmi dhe ngadalësimin e shpenzimeve të konsumatorëve në kushtete rritjes së pasigurisë.
Turizmi në këto qarqe parashikohet të reduktohet për shkak të dëmtimit të strukturave përkatëse dhe të efekteve psikologjike tek pushuesit, vendas dhe të huaj. Analiza e Bankës së Shqipërisë evidenton se efektet afatshkurtra të tërmetit pritet të jenë negative dhe për inflacionin i cili parashikohet të pësojë një tjëtër ulje me rreth 0.3%. Ndërsa pritet një rritje e defiçitit .
Sipas BSH shtesa në deficitin e qeverisë për vitin 2020, e planifikuar pas ndodhjes së tërmetit, është rreth 10 miliard lekë, ku 7 miliard lekë parashikohet të financohen nëpërmjet rritjes së huamarrjes në tregun e brendshëm. Në planin afatmesëm,efektet e tërmetit në ekonomi parashikohet të ndikohen, ndër të tjera, dhe nga vëllimi e formae financimit të procesit të rindërtimit, si dhe nga kohëzgjatja e shpërndarja e tij në kohë.
Banka e Shqipërisë e lidh efektin e tërmetit në ekonomi edhe me faktin se në Durrës dhe Tiranë janë të përqëndruara bizneset më të mëdha në vend të cilat kanë pësuar dëme.
Ndërkohë për të stimuluar ekonomikë Banka Qendrore ka paralajmëruar lehtësim të politikës monetare në muajt në vijim edhe pse norma e interest është minimumin historik prej 1%.
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...