Përveç banorëve të fshatit Buzes, në këto fusha po shihen kohë pas kohe edhe disa vizitorë të veçantë.
Banorët thonë të kenë parë një ujk disa ditë më parë.
Madje ata edhe e kanë xhiruar kafshën e egër që zbriti në fshatin e tyre.
E sipas banorëve pozita gjeografike që ka fshati është shkaku kryesor i prezencës së ujqve në fshat, kryesisht në dimër.
E për dikë, kjo gjë duket e zakonshme, duke e ditur se në vitet e kaluara hasnin më shumë në këto kafshë.
Por jo e zakonshme e po ashtu e rrezikshme, mund të jetë për nxënësit që kalojnë këndej pari.
Drejtori i Shkollës fillore “28 Nëntori“, që gjendet në këtë fshat thotë se fëmijët mund të rrezikohen, gjatë rrugës së tyre për në shkollë.
Ai fajin e hedh edhe tek Kopshti Zoologjik i Prizrenit, pasi thotë që kur nuk ju duhen më, ata kafshët i lëshojnë në rajonin e Opojes.
Por, nga Kopshti Zoologjik “Shqiponja” në Prizren, i quajtën të pavërteta këto akuza , pasi që sipas tyre, tash e një kohë të gjatë e kanë vetëm një ujk.
Ata treguan se edhe po të praktikohej një gjë e tillë adaptimi i ujqëve në natyrë është i pamundur dhe se nuk mund të mbijetojnë gjatë
Shpesh herë, është raportuar nga qytetarët për prezencën e ujqërve në zona të ndryshme të Kosovës.
Së fundmi një i tillë është parë edhe në Dragobil të Malishevës.
E në disa raste, kur këto kafshë të egra kanë zbritur nëpër fshatra kanë sulmuar edhe njerëzit apo kanë shkaktuar dëme në bagëti./express
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...