Real Madridi nuk ka arritur ta mposhtë Celta Vigon, edhe pse kishte arritur ta përmbyste rezultatin. Takimi në Santiago Bernabeu u mbyll me shifrat 2-2.
Iago Aspas tregoi vizion të shkëlqyer për ta gjetur Fedor Smolovin me një pasim në zonë dhe sulmuesi rus goditi menjëherë për ta zhbllokuar rezultatin (7’)
Mysafirët e mbajtën epërsinë deri në fund të pjesë së parë, ndërsa në gjysmën e dytë Toni Kroos (52’) e barazoi rezultatin pas një asistimi nga Marcelo.
Një penallti të akorduar në favor të vendasve e ekzekutoi Sergio Ramos dhe ai ishte i saktë nga pika e bardhë për epërsinë e Los Blancos (65’).
Mirëpo, një asistim fantastik të Denis Suarez, e prit në zonë Santi Mina për t’i barazuar shifrat e kësaj sfide (86’).
Ky barazim nënkupton se diferenca në krye të tabelës ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës tash është vetëm një pikë. /Telegrafi/
https://youtu.be/Akl7_9EHDck
https://youtu.be/O7nX9K-PBS4
https://youtu.be/86-lIswjF2U
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...