Basha pret pronarët e Tiranës: Çështja e pronave, detyrim i pashlyer i PD-së

21:26 | 16 Shkurt 2020
Arbresh.info

Lideri demokrat Lulzim Basha zotohet se do t’i japë zgjidhje problemit të pronave, kur ai të marrë drejtimin e qeverisë. Përmes një statusi në Twitter ai njofton se ka takuar disa përfaqësues të familjeve pronareve, ku dhe ka pranuar se çështja e pronave është detyrim i pashlyer i PD.

Basha në Twitter

Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës. PD ka detyrimin e pashlyer t’i japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1229116752732315648

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme