Në orët e mbrëmjes së sotme është shembur një pjesë e ish-hotel Adriatikut, në Mitrovicë.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
I njëjti ka thënë se nuk ka të lënduar.
“Është raportuar për shembje të ish-hotel Adriatiku, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë ai.
Ndryshe, vitin e kaluar nga shembja e një pjese të këtij hoteli kishte vdekur një 20 vjeçar, një nga punëtorët që po merrej me rikonstruksionin e hotelit, i cili kishte mbetur nën rrënoja./arbresh,info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit