Google ADS

Thaçi në Bruksel – do të kërkon liberalizimin e vizave nga udhëheqësit BE-së  

20:47 | 16 Shkurt 2020
Arbresh Info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka arritur në Bruksel, në kuadër të takimit të krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Thaçi tha se sapo ka filluar një takim joformal me udhëheqësit e ri të BE-së dhe se në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimit të BE-së, përmes anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Madje Thaçi theksoi se në këtë takim do të kërkoj edhe njëherë nga BE-ja të plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Bashkë me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, sapo kemi filluar një takim joformal me udhëheqësit e ri të Bashkimit Evropian. Në këtë takim do të diskutohet për mundësinë e përshpejtimit të zgjerimin e BE-së, përmes anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim do të kërkoj edhe njëherë që BE-ja të plotësojë zotimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme