Google ADS

Zyrtare, Shpejtim Bulliqi është kandidati i Vetëvendosjes për Podujevën

18:14 | 16 Shkurt 2020
Arbresh Info

Edhe zyrtarisht Shpetim Bulliqi ëshyë shpallur kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Podujevës.

Këtë për atbresh.info e ka konfirmuar sekretari i VV-së në këtë degë, Bahri Selimi, raporton arbresh.info.

Ai ka thënë se Bulliqi ka marrë përkrahjen e mbi 75% të votueseve sot.

“Ka pas një mbështetje të madhe të anëtarësisë për kandidatin, tashmë edhe zyrtarisht Shpejtim Bulliqi është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës me 95.7%”, ka thënë ai.

Selimi ka shtuar se pjesa tjerët e votave janë të pavlefshme.

“Janë 4.24% janë kryesisht vota të pavlefshme por ka edhe tek tuk ndonjë kundërshtim”, ka thënë ai.

Kujtojmë që sot arbresh.info ka raportuar ekskluzivisht se Shpejtim Bulliqi është kandidati i vetëm për kryetar të komunës së Podujevës në zgjedhjet e brendshme të mbajtura sot brenda Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë../AgnesaÇitaku/arbresh.info/

Lexoni edhe:

Nexhmi Rudari kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës

Shpejtim Bulliqi është kandidati i vetëm brenda Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës

 

 

Të ngjashme