Google ADS

Kryeministri i Kroacisë: Pozicioni i Francës ka evoluar, nuk do të bëhet pengesë

18:15 | 16 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha në Mynih të shtunën se ishte i kënaqur që qëndrimi i Francës për zgjerimin e BE-së kishte “evoluar” dhe se perspektiva e BE-së për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte në hapa pozitiv.

Vitin e kaluar Paris bllokoi fillimin e bisedimeve të pranimit në BE me dy vendet e Ballkanit, duke kërkuar që përpara zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së të ndryshojë metodologjia e bisedimeve dhe që Shkupi dhe Tirana të bëjnë më shumë në luftën kundër korrupsionit.

Sidoqoftë, Presidenti Francez Emmanuel Macron tha në Konferencën e Sigurisë në Munich të shtunën se ai do të mbështesë fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nëse Komisioni Evropian jep një vlerësim pozitiv të përparimit të tyre në Mars.

Duke folur para gazetarëve në mbylljen e konferencës së Mynihut, Plenkoviç tha se “pozicioni i Francës ka evoluar”.

“Unë nuk pres që Franca të bllokojë hapjen e bisedimeve tani që metodologjia është ndryshuar,” tha ai.

“Bisedime shtesë do të zhvillohen me dy vendet e tjera (Danimarka dhe Hollanda) që kishin rezerva dhe unë mendoj se ne po shkojmë në drejtimin e duhur,” tha Plenković, vendi i të cilit po kryeson BE në gjysmën e parë të vitit 2020.

Plenkoviç pret që BE të aprovojë fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Zagreb në 6-7 maj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme