Google ADS

150 euro për të kaluar pa kontroll kufirin, arrestohet 37-vjeçari në Kakavijë

17:08 | 16 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kakavijë- Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet se kundrejt fitimit ndihmonte persona të tjerë që kishin probleme për të kaluar kufirin duke mos iu nënshtruar kontrollit në doganën greke të Kakavijës.

I arrestuari është – P. M. vjeç 37, banues në Kakavijë, Gjirokastër, ku sipas policisë ai ka ndihmuar një shqiptarë A.V, të kalojë kufirin drejt Greqisë duke i marrë 150 euro .

Autori prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi kishte informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, zhvillonte edhe aktivitet kriminal.

Policia Kufitare e Kakavijës ka bashkëpunuar me homologët e saj në tokën greke me qëllim dokumentimin e aktivitetit kriminal të këtij shtetasi. Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme