Juventus mposhtë Brescia, rikthehet në krye të tabelës

17:01 | 16 Shkurt 2020
Arbresh Info

Juventus ka mposhtur Brescia me rezultat 2 – 0, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të në Seria A.

Paulo Dybala në minutën e 38-të nga gjuajtja e lirë dërgoi topin në rrjetën kundërshtare duke kaluar “Bianconerët” në epërsi, transmeton portali arbresh.info.

Në pjesën e dytë dy skuadrat kishin disa mundësi të mira shënimi dhe ishin vendasit që në minutën e 75-të përmes Juan Cuadrado dyfishuan rezultatin, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.

Pas kësaj fitore, “Zonja e Vjetër” rrëmben kreun me 57 pikë, tri më shumë se Inter që është në pozitën e dytë, ndërsa Brescia renditët në pozitën e 19-të me 16 pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/FrenkieMelo21/status/1229070318385364999

https://twitter.com/kevincan95/status/1229071319393849347

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme