Google ADS

Sot asnjë parti nuk aplikoi në KQZ për zgjedhjet në Podujevë

16:42 | 16 Shkurt 2020
Arbresh Info

Ende asnjë parti politike nuk ka aplikuar në Komision Qendror të Zgjedhjeve për ta marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhensi i KQZ-së, Valmir Elezi

Ai ka shtuar se kjo situatë është paraqitur deri në orën 16:00 kur ka përfunduar orari i punës për të dielën.

“Sot, deri në mbarim të orarit të punës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk kemi pranuar asnjë aplikim nga ana e subjekteve politike të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës”, ka thënë ai

Elezi ka thënë gjithashtu se të hënën është afati i fundit për aplikim.

“Afati i fundit për të aplikuar për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje është 17 shkurti ndërsa KQZ dontë pres deri në orën 18:00 që subjektet të paraqesin aplikimet e tyre”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i KQZ-së ka shtuar gjithashtu se subjektet politik që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë duhet të paraqesin edhe emrin e kandidatit për kryetar të komunës.

arbresh.info gjatë ditës ka kontaktuar me degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë të cilat kanë bërë të ditur se Shpejtim Bulliqi është kandidati i vetëm në zgjedhjet që po mbahen brenda partisë.

E nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se ende janë në fazën e negocimit për emrin e kandidatit por që ata do të bëjnë publik më se largu mëngjesin e së hënës.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë kanë kandiduar  Nexhmi Rudarin për pozitën e të parit të Podujevës.

Deri para pak javën në krye të komunës ishte, Agim Veliu por që dha dorëheqje pasi me formimin e Qeverisë së re u emëruar ministër i Punëve të Brendshme./arbresh.info/

Të ngjashme