Stuhia “Dennis” gjunjëzon Britaninë e Madhe

16:43 | 16 Shkurt 2020
Arbresh.info

Zona të shumta në Britaninë e Madhe janë në alarm për shkak të reshjeve të shiut dhe në Uellsin jugor është lëshuar madje edhe një paralajmërim i kuq, çka do të thotë se ka rrezik për jetën.

E gjithë kjo, ndërsa era e fortë dhe shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë të përplasen mbi Britani, që pas stuhisë Kira po përballet tani me Dennis.

Më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje janë lëshuar në vend ndërsa niveli i lumenjve vazhdon të rritet. Rreth 170 fluturime u anuluan të dielën, duke bërë që të prekeshin të paktën 25 mijë pasagjerë. Era e fortë madje ka bërë që të mbyllen edhe disa akse rrugore dhe ura.

Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë të shumta ndërkohë ndërkohë që të paktën dy viktima dyshohet se janë shkaktuar si pasojë e stuhisë.

Fundjavën e kaluar Kira solli rreth 184 mm shi dhe erëra të forta mbi Britani. Ajo bëri që qindra shtëpi të përmbyteshin dhe mbi 500 mijë vetë u zhytën në terr. Por ekspertët paralajmërojnë se Dennis, mund të shkaktojë akoma më shumë dëme e përmbytje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme