Bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian shënoi tepricë prej 200.3 miliardë euro gjatë vitit 2020.
Sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, teprica tregtare u rrit për 31.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar në vitin 2019.
Eksportet evropiane u rritën me 3.5 për qind në 2.13 trilionë euro, ndërsa importet ishin 1.93 trilionë euro, përcjell Telegrafi.
Tregtia brenda 28 vendeve anëtare të BE-së u rrit me 1.4 për qind për të arritur në 3.06 trilionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
SHBA-ja ishte partneri kryesor tregtar i bllokut, me 384.4 miliardë euro importe dhe 231.7 miliardë euro në eksporte, ndërsa Kina ishte burimi kryesor i importeve të BE-së me 361.3 miliardë euro, e ndjekur nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Rusia dhe Zvicra.
Në të njëjtën periudhë, Eurozona shënoi tepricë tregtare prej 225.7 miliardë euro, prej të cilave 2.34 trilionë euro nga eksporti dhe 2.12 trilionë euro nga importi.
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...
Murati: Mbi 72 mijë familje kanë përfituar nga subvencionimi...
Kurti: Kosova do të vazhdoj të qeveriset me vlerat e drejtës...
LDK-ja prezanton sot programin për shëndetësinë