Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka zgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.
Për këtë ende është duke u diskutuar brenda partisë.
Kështu ka thënë në një prononcim dhënë për arbresh.info, Naim Fetahu, kryetar i degës së kësaj partie në këtë komunë.
“Ne ende nuk e kemi kandidatin, gjatë ditës së sotme besoj se do ta kemi kandidatin për kryetar të komunës së Podujevës. Jemi duke diskutuar dhe së shpejti do ta bëjmë publik atë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kandidati mund të mos bëhet publik deri mëngjesin e së hënës.
“Nëse jo sot gjatë ditës, nesër paradite gjithsesi se do ta bëjmë publik emrin e kandidatit sepse do të respektojmë aftin kohor”, ka thënë ai.
Fetahu ka shtuar se përzgjedhja nuk do t’i nënshtrohet votimit të brendshëm.
“Jo, ne i kemi rregullat tona si parti dhe do t’i respektojmë ato. Ne nuk ndikohemi nga të tjerat, do ta zgjedhim në mënyrë demokratike në bazë të rregullave tona”, ka përfunduar ai.
E këtë të fundit për zgjedhjen e kandidatit për kryetar të Podujevës po e përdor Lëvizja Vetëvendosje. Zgjedhjet e brendshme janë hapur në orën 10:00 ndërsa pritet të përfundojnë në orën 17:00.
arbresh.info gjatë ditës ka raportuar se kandidati i vetëm për kryetar të komunë së Podujevës në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje është Shpejtim Bulliqi.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar edhe sekretari i kësaj qendre, Bahri Selimi.
“Kandidati i vetëm në listë është Shpejtim Bulliqi”, ka thënë ai.
Selimi ka shtuar se Bulliqi duhet të marrë 51% të votave për tu nominuar zyrtarisht për kandidat nga Vetëvendosje.
E Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë publike se Nexhmi Rudari do të jetë kandidatin e saj për kryetar të komunës së Podujevës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 15 marsit./arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...