Real Madrid me ofertë të ‘çmendur’ për Sterling

12:45 | 16 Shkurt 2020
Arbresh Info

Real Madrid është i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për yllin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Denimi nga UEFA për të mos luajtur dy vite në Ligën e Kampionëve mund të shkaktoi që anglezi të mos dëshiroj të vazhdojë në “Etihad”, transmeton portali arbresh.info.

Sterling që nga viti i kaluar është i lidhur me transferimin në “Santiago Bernabeu” edhe pse 25-vjeçarit i kanë mbetur edhe tri vite në kontratë me “Qytetarët”.

Sipas The Sun, “Mbretërit” besojnë që se mund t’ia vjedhin për 180 milionë euro ish-yllin e Liverpoolit.

Sterling do luajë kundër Realit javën e ardhshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme