Google ADS

Shpejtim Bulliqi është kandidati i vetëm brenda Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës

12:29 | 16 Shkurt 2020
Arbresh.info

Shpejtim Bulliqi është kandidati i vetëm për kryetar të komunë së Podujevës në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar sekretari i kësaj qendre, Bahri Selimi.

“Kandidati i vetëm në listë është Shpejtim Bulliqi”, ka thënë ai.

Selimi ka shtuar se Bulliq duhet të marrë 51% të votave për tu nominuar zyrtarisht për kandidat nga Vetëvendosje.

“Bulliqi është i vetëm mirëpo për të qenë kandidat i VV-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të marrë 51% të votave të anëtarëve prandaj nuk është zyrtare dhe nuk dihet deri të bëhet numërimi i votave”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se votimi në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje do të zgjasë deri në orën 17:00.

“Votimi ka filluar në orën 10:30 nëpër qendrat e votimit dhe kemi nda votuesit në qendrat më të afërta. Kanë të drejtë votimi vetëm anëtarësia jonë, është i hapur deri në orën 17:00”, ka thënë ai.

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka shtuar se rezultatet e votimit do të dalin një orë pas mbylljes së votimit.

“Ka interesim në anëtarëve për të dalë për të votuar, në orën 17:00 mbyllen vendvotimet dhe fillon numërimi i votave e rreth orës 18:00 do të dalim me një rezultat zyrtare”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që deri tani vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur kandidatin e saj për kryetar të komunës së Podujevës.

Nga LDK në garë për të parin e Podujevës është Nexhmi Rudarin.

Ndërsa nesër pritet të mbyllet afati për dorëzimin e emrave të kandidatëve për kryetar të komunës së Podujevës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 15 marsit./arbresh.info/

 

Nexhmi Rudari kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme