Rexhepi: Falënderojmë Amerikën, pa të nuk do të festonim Pavarësinë e Kosovës

11:38 | 16 Shkurt 2020
Arbresh.info

Organizata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar një sërë aktivitetesh në sheshin “Bill Clinton” për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Drejtori i Shoqatës, Agim Rexhepi, u shpreh falënderues për ndihmën që ShBA i dha Kosovës qysh nga viti 99.

Ai tha se pa ndihmën e tyre ne nuk do mund ta festonim pavarësinë.

“Unë deklaroj se përulem me ndihmën, respekt të gjitha institucionet, pa ndihmën e SHBA-ve nuk mund ta festonim pavarësinë. Ne e duam Kosovën por jo me të arriturat e saj sepse nuk ka pas shumë rezultate të mirë, apeloj të gjithë shtetet të i kthejnë sytë kah Kosova”, tha Rexhepi.

Ndërsa, drejtori i Gjimnazit, “Hevzi Sylejmani”, Amir Pllana po ashtu falënderoi shtetin amerikan dhe disa nga personalitetet kosovare qe kontribuuan në Pavarësinë e Kosovës.

Pllana falënderoi edhe shoqatën e Amerikës duke thënë se po bëjnë një punë më të madhe se shumë institucione kosovare.

“Falënderoj shoqatën ndoshta po bëjnë një punë më shume se institucionet e Kosovës, ne jemi te bekuar”, tha Pllana

Shoqata “Miqtë e Amerikës” në fund prezantoi ekspozitën me fotografi me disa nga personalitetet që ndikuan që të arrihet Pavarësia e Kosovës dhe ekspozitën me fotografi të vendosura në korniza./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme