Stuhia Dennis ua ka marrë jetën dy personave në Britani të Madhe

10:16 | 16 Shkurt 2020
Arbresh.info

Britani a e Madhe është përfshirë nga stuhia e fuqishme e quajtur Dennis, që deri më tani ua ka marrë jetën dy personave, ndërsa meteorologët parashikojnë se intensiteti i erërave do të vazhdojë të rritet.

Familjarët që kanë planifikuar të udhëtojnë për fundjavë, kanë mbetur të bllokuar nga i ashtuquajturi ciklon bombë, që ka shkaktuar kaos në trafik, transmeton Telegrafi.

Derisa shumë qytete ende janë duke i vuajtur pasojat e stuhisë Ciara, për të cilën është nevojitur në intervenonte edhe ushtria, tani po përballen me një tjetër stuhi, erërat e së cilës po kalojnë 100 kilometra në orë.

Gjatë këtyre ditëve, stuhia Dennis pritet të shkaktojë probleme të shumta, duke filluar nga bllokimi i transportit të rregullt.

Mbi 50 mijë udhëtarë nuk kanë mundur të udhëtojnë, pas anulimit të 234 fluturimeve të aeroplanëve, ndërsa shumë të tjera priten të anulohen gjatë ditës së sotme.

Reshjet e shiut që arritën deri në 15 centimetra, brenda një kohë të shkurtër, ndërsa pritet që të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme