Charlize Theron ka një lëkurë të shëndetshme, të cilën sigurisht nuk e fitoi brenda natës, por është rezultat i kujdesit të saj të vazhdueshëm.
Vendos gjithmonë krem mbrojtës ndaj diellit.
Aktorja tha për Harper’s Bazaar se ajo zgjohet “me të vërtetë herët” për të ndihmuar fëmijët për në shkollë. “Kur zgjohem, shpëlaj fytyrën dhe vendos kremin e diellit,” tha ajo. “Vendos edhe balsam për buzët.”
Nuk e anashkalon hidratuesin.
Natën, “Unë përdor serum, krem për sytë dhe një hidratues të mirë,” tha aktorja për Harper’s Bazaar.
I jep përparësi kujdesit të lëkurës gjatë natës.
Mëngjeset janë të rrëmujshme, ndaj kjo është arsyeja pse Charlize i beson gjumit. “Kam mësuar të kujdesem për lëkurën gjatë natës, kështu që në mëngjes mjaftohem me larësin dhe kremin me SPF.”
Bën trajtime të shpeshta.
Çdo tre javë, aktorja bën trajtime fytyre në qendrat estetike.
Ha shëndetshëm.
Kujdesi i lëkurës fillon nga brenda-jashtë. Theron ha “ushqime të papërpunuara me bazë bimore”.
Është ok me shenjat e moshës.
“Ka ditë kur me të vërtetë e dua fytyrën time dhe nuk kam asgjë me rrudhat përreth gojës dhe sye. Pastaj ka ditë kur nuk më pëlqejnë,” tha ajo për InStyle. “Nuk do të thotë se nuk dua të plakem. Sa më shumë ta kuptojmë se është proces normal, aq më shumë do të heqim presionin.”
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?