Google ADS

Arifi: Presheva duhet të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi

23:01 | 15 Shkurt 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se e përkrah vendimin e qeverisë së Kosovës për taksën ndaj Serbisë, por shtoi se kjo e ka dëmtuar Preshevën ekonomikisht si dhe në aspektin social.

Ai për Zërin e Amerikës tha se e ardhmja e Luginës së Preshevës varet nga dialogu Kosovë-Serbi dhe se ai dëshiron që dialogu për çështjen e taksës të vazhdojë.

Arifi vuri në dukje gjithashtu se përfaqësimi i deritanishëm i shqiptarëve në legjislativin serb ka qenë formal dhe jocilësor.

“Politikisht taksën e kemi përkrah, si mjet politik, por si mjet ekonomik na ka dëmtuar”, tha Arifi.

Arifi, ndër tjera ka shtuar se besojnë në qeverinë e re të Kosovës në krye me Albin Kurtin, që të rifillojnë sa më shpejtë dialogun me Serbinë, dhe në tavolinë, pjesë e diskutimeve të jetë edhe Lugina e Preshevës.

“Për neve është me rëndësi që dialogu të fillojë sa më shpejtë. Shpresojmë në qeverinë e re të Kosovës që t’i marrë hapat e duhur. Jo që duam të hiqet taksa, por duam të vazhdojë dialogu e taksa do të jetë në tryezë”, tha Arifi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme