Nëse keni vrarë ndonjëherë mendjen si ka mundësi që gjithë modelet e Instagramit kanë të njëjtën fytyrë (sy të mëdhenj, buzë të fryra, hundë e vogël, mjekër me majë) – njëfarë miksimi i një Hadidi, Kardashiani dhe Jenneri, përgjigja ka qenë historikisht Photoshop. Ose një nga qindra aplikacionet që përdoren për të edituar fotot.
Por, mesa duket, njerëzit po hedhin hapin e rradhës dhe po i nënshtrohen një ndërhyrjeje kozmetike që quhet tërheqje me fije për të tërhequr zonën e syve.
Çfarë është tërheqja me fije?
Tërheqja me fije, për ata që s’e dinë, është një tërheqje vetulle jo-kirurgjikale që konsiston në futjen e një fijeje të hollë të tretshme në fytyrë dhe tërheqjen e lëkurës përmes kësaj fijeje.
Fijet e tretshme janë të mbuluara në kunja mikroskopike që kapen në inde, e tërheqin dhe sigurojnë që të qëndrojë në vend.
Sa zgjat efekti?
Tërheqja zgjat dy deri në tre javë. Më pas trupi fillon të tresë fijet dhe efkti zbehet. Nëse ndërhyrja bëhet disa herë, trupi nis të krijojë kolagjen në atë zonë, duke bërë që efekti të zgjasë më gjatë. Vetëm se që kjo të ndodhë, duhet bërë goxha herë.
A janë të rrezikshme?
Sidoqoftë, mjekët rekomandojnë vetëm dy tërheqje me fije në vit. Zona e tempullit të kokës dhe vetullës është shumë e vogël dhe ngjeshja e disa fijeve në atë vektor të ngushtë shkakton traumë dhe nxirje në lëkurë. Për më tepër, trupi mund t’i refuzojë dhe i shkatërron duke i shtyrë jashtë lëkurës.
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...