Lirimet me kusht të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë kriminale, janë bërë shkak për nisjen e një hetimi në të gjitha burgjet ne vend.
ABC News ka mësuar se drejtoria e përgjithshme e burgjeve po inspekton të gjitha dosjet e tri viteve të fundit, për të parë nëse ka shkelje të kryera nga punonjësit e edukimit apo të sektorit juridik, që mund të kenë favorizuar të dënuarit për të përfituar lirinë me kusht.
Mësohet se në gjithë IEPV në vend është dërguar një urdhër për inspektim të dosjeve të të dënuarve që kanë përfituar nga lirimi me kusht. Urdhri është firmosur nga kreu i Bugjeve, Agim Ismaili.
Ky inspektim kryehet pasi dyshohet se është abuzuar me llogaritjen e ditëve për lirimin me kusht të të dënuarve. Inspektimet po bëhen edhe për të parë nëse ka abuzime nga ana e punonjësve të burgjeve.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?