Për autobusë urban tetovarët duhet të presin akoma

19:10 | 15 Shkurt 2020
Arbresh.info

Autobusët për transportin publik në Tetovë, duket se nuk do të vijnë edhe një kohë. Pavarësisht premtimeve të Komunës se shpallja e tenderit do të bëhet në janar, Teuta Arifi thotë se procedura do të hapet brenda dhjetë ditëve, ndërsa autobusët do të vijnë pas zgjedhjeve.

“Specifikacioni është kontrolluar dy herë sepse ne nuk kemi pasur përvojë të këtillë më parë, dhe për këtë arsye, mendojmë që brenda dhjetë ditshi ta bëjmë edhe shpalljen. Kemi kërkuar dy herë mendim të ekspertëve duke pasur parasysh faktin që kjo është një novacion edhe për ne si komunë meqë është një veprimtari që nuk e kemi pasur deri më tani. Para zgjedhjeve procedura po, autobusët do vinë atëherë kur është e paraparë”, tha Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.

“Edhe pse tenderi për furnizim publik pritet të hapet brenda dhjetë ditësh sipas kryetares së komunës së Tetovës, megjithatë punët në teren ende nuk kanë filluar. Stacionet për pritje ende nuk janë gati”.

“Deri tek këshilli ka ardhur një kërkesë për donacion për ndërtim të stacioneve dhe herën e parë nuk u realizua shkaku se kishte një keqkuptim nga ana e këshilltarëve dhe unë vendosa ta tërheq, mirëpo tani dilemat janë sqaruar dhe kërkesa do përsëritet, dhe njerëzit që duan të investojnë janë të mirëseardhur”, u shpreh Bekim Memeti, Kryetar i këshillit komunal.

Banorët, ata të cilët ballafaqohen me kaosin në trafik, shprehen të zhgënjyer nga zvarritja e procedurave

“Mendoj se duhen tepër autobusët, sepse komunikacioni sa herë është i zënë me makina ato na duhen shumë bile. Patjetër duhet ta përshpejtoje komuna”.

“Shumë më mirë me transport publik të jemi, shihni veturat, secila ka nga një njeri sepse ua kam vënë renë, vijnë veç për kafe, sepse unë aty banoj. Është e nevojshme sepse shkollat janë larg Universitetet janë larg e autobus s`ka. Komuna duhet sa është e mundur ma shpejt ta sjell transportin”.

Komuna e Tetovës dy herë brenda një mandati, ka themeluar ndërmarrjen për transport publik. Pas aplikimit për linjë kreditore në bankën Botërore, të njëjtës iu miratuan 73 milion denarë, të cilat, do të përdoren për blerje të pesë autobusëve urban./

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme