Google ADS

LSDM: Me vendimin për shkarkimin e Mizrahit mbrohet Kushtetuta

14:41 | 15 Shkurt 2020
A. B.

LSDM-ja mirëpret vendimin e deputetëve për të shkarkuar Ministren Teknike të Punës dhe Politikës Sociale të OBRM-PDUKM-së, Rashela Mizrahi.

Me këtë, sipas LSDM-së, mbrohet Kushtetuta, perspektiva evropiane e shtetit, interesat e qytetarëve, të drejtat e punëtorëve të falimentuar dhe grupeve të tjera të cenueshme.

“Kushdo që shkel Kushtetutën duhet të mbajë përgjegjësi. Anëtarësimi në NATO dhe BE, e ardhmja e vendit, nuk duhet të mbahet peng i autorëve që duan të pengojnë përparimin dhe rrezikojnë sigurinë, marrëdhëniet me fqinjët, anëtarësimin në NATO dhe BE. Të gjithë anëtarët e Qeverisë duhet të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet dhe duhet të punojnë në interes të qytetarëve dhe shtetit. Qeveria teknike ka një mandat të sigurojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike dhe fokusi i të gjithëve duhet të jetë në këtë. Nuk ka kthim mbrapa, ne po ecim përpara”, thuhet në deklaratën e LSDM-së./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme