Agim Veliu: Nexhmi Rudari do të qeverisë mirë në Podujevë

13:39 | 15 Shkurt 2020
Arbresh.info

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë ka mbledhur sot kryesinë, me ç’rast Nexhmi Rudari është zgjedhur kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës.

Klan Kosova mëson se në këtë takim është parë duke hyrë edhe ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, i cili dha dorëheqje për shkak se mori pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme.

Pas mbledhjes, Veliu ka thënë për Klan Kosovën se Rudari është njeriu me të gjitha kapacitetet si nga ana e qeverisjes ashtu edhe nga ana akademike.

Sipas tij, Rudari do të qeverisë mirë në Podujevë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme