Maqedoni: Sot pritet të votohet Ligji për Prokurorinë Publike

12:01 | 15 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në ora 13:00 duhet ta vazhdojë punën rreth seancës së 135, në rend dite të së cilës janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin e prokurorëve publik.

Debati për projekt-ligjin për Prokurorinë Publike përfundoi vonë mbrëmë, ndërsa votimi, sipas kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi, do të bëhet kur të sigurohet shumica e nevojshme.

Edhe dita e djeshme ishte në fokusin e ligjit për Prokurori Publike. Kryeministri Oliver Spasovski beson se Parlamenti së pari duhet të miratojë të gjitha ligjet, të cilat, tha ai, janë shumë të rëndësishme për qytetarët, dhe vetëm atëherë të shpërndahet Parlamentin dhe të shkohet në zgjedhje.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në Negotinë shfaqi bindjen se ligjet do miratohen, se Kuvendi do të shpërndahet në kohë, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 12 prill.

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski deklaroi se nuk guxon sërish të bllokohet dhe t’i nënshtrohet obstruksionit miratimi i ligjeve për PP-në dhe për Këshillin e PP-së të cilat bazohen në reformat në jurisprudencë dhe garantojnë drejtësi joselektive dhe përgjegjësi për të gjithë. Duhet të krijohen kushte që ato të sillen para shpërndarjes së Parlamentit.

“BDI-ja mbështet absolutisht ligjin për PP dhe ligjin për Këshillin PP, absolutisht, pa mëdyshje, i gjithë grupi parlamentar duke filluar nga lideri Ali Ahmeti deri në atë të fundit, tha në konferencën për shtyp në Kuvend, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Artan Grubi.

Ai theksoi se BDI-ja nuk e kushtëzon me asnjë ligj, procedurë apo çështje miratimin e ligjit për PP.

OBRM-PDUKM konsideron se qeveria po nxiton ta miratojë këtë ligj në mënyrë që të mbrohet nga krimet që i ka kryer./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme