Përsëri gjendet mish i prishur në një thertore në Pejë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e një thertorje, pasi që gjatë kontrollit nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit të Veterinës, janë konfiskuar 263 kg mish i llojeve të ndryshme i trajtuar në kushte jo adekuate, shkruan portali arbresh.info
Policia ka bërë me dije se mishi është asgjësuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 14.02.2020-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit nga inspektorët AUV-së në lokalin e tij thertore-mishtore janë konfiskuar 263.57 kg mish i llojeve të ndryshme trajtuar në kushte jo adekuate. Mishi është asgjësuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguan në mbajtje”, thuhet në raport.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...