Dafina dhe DJ Geek publikojnë fotografinë më të bukur për Shën Valentin

08:28 | 15 Shkurt 2020
A. B.

Këngëtarja e njohru Dafina Zeqiri, dhe DJ Geek po marrin gjithë vemendjen me mediave rozë me veprimet e tyre.

Edhe pse ansnjëherë deri më tani nuk e kanë pranuar lidhjen e tyre publikisht, dyshja vazhdojnë të përfliten nga fansat për një lidhje të mundshme, shkruan portali arbresh.info

E në ditën e të dashuruarve DJ Geek vendosi të ndajë me fansat një fotografi shumë të veçantë që kanë realizuar së bashku ditëve të fundit. gjatë xhirmeve të videoklipit më të ri të Daffyt “Merri Krejt”.

Në këtë foto shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, teksa Dafina i ka duart rreth qafës së Geek dhe duket sikur do t’i japë atij një puthje.

Kujtojmë se të mërkurë Dafina publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “Merri Krejt”, i cili u mirëprit nga publiku dhe gjithë fansat e saj të zjarrtë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme