Tomë Gashi shqelmon paratë e lypsarit në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë – thotë se kreu punën e inspektoratit

22:44 | 14 Shkurt 2020
Arbresh.info

Në kryeqytet, nuk janë të pakët lypsarët që kërkojnë lëmoshë.

Disa prej tyre ndalen në mes sheshit në qendër duke u lutur që ndokush t’i japë ndonjë cent.

E një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pikërisht me njërin nga ta.

Të premten mbrëma, avokati Tomë Gashi, është xhiruar nga një qytetar teksa godet me shqelm një lypës në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Në video shihet teksa Gashi diskuton diçka më të, më pastaj ia shqelmon edhe paratë që kishte para vetes.

Më vonë, Gashi shpërndarë lajmin pikërisht për gjestin e tij ndaj lypësit, duke mos u penduar fare.

“Tu e kry punën e inspeksionit mas dy vjet britmash të çmendura ditë e natë në sheshin ‘Nënë ‘Tereza’”, ka shkruar ai në Facebook.

Nuk dihet se çfarë e ka nxitur përplasjen e Gashit me lypsarin, pasi ky i fundit nuk ka dhënë sqarime.

Mbetet të shihet nëse organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të reagojnë për këtë rast.

Videoja është marrë nga periskopi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme