Vjen dhe reagimi i klubit të Manchester City-t pas vendimit të UEFA-s për të mos e lejuar që të marrë pjesë gjatë dy viteve të ardhshme në Kupat e Europës. Në qëndrimin e Citizens theksohet se procesi i iniciuar, ndjekur dhe i gjykuar nga UEFA ka qenë i paragjykuar dhe si vendimi, në vetvete, nuk ishte surprizë.
City thekson se ka kërkuar një institucion të paanshëm për vlerësimin e provave, ndërsa në fund ka siguruar se ky vendim do të apelohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Komunikata e Manchester City-t:
“Manchester City është i zhgënjyer, por jo i befasuar nga vendimi i UEFA-s. Klubi ka thënë gjithmonë se duhet të gjejë një instrument gjykimi të pavarur dhe të paanshëm që të jetë në gjendje të konsiderojë në mënyrë të paanshme të gjitha provat e pakundërshtueshme në mbështetje të pozicionit të shoqërisë. Në vitin 2018, kryehetuesi i UEFA-s kishte prezantuar publikisht sanksionet që ai synonte të vendoste ndaj Manchester City-t përpara se të fillohej ndonjë hetim.
Për këtë arsye, nuk kishte dyshime për rezultatet e gjyqit të UEFA-s. Klubi apeloi zyrtarisht. Me pak fjalë, ky është një rast i iniciuar nga UEFA, i ndjekur nga UEFA dhe i gjykuar nga UEFA. Klubi do të kërkojë gjykim të paanshëm në kohën më të shkurtër të mundshme dhe para së gjithash në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...