Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih realizoi takime dypalëshe me komisarin evropian për Buxhet dhe Administratë Johanes Han, me shefin e diplomacisë greke Nikos Dendias dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës Evarist Bartolo.
“Një përmbledhje të vogël nga pjesëmarrja e deritanishme në Konferencën e Sigurisë në Munih – fillimisht panel për perspektivat e BE-së dhe rolin e BE-së në Ballkan. një sesion inspirues. Porositë e mia kryesore: se ne jemi si një dhomë e vogël në shtëpinë evropiane e cila e cila na kyç në sistemin e ngrohjes, energjisë, rregullave të shtëpisë dhe se kjo duhet ta zgjidhin së bashku. Politikës së zgjerimit i dihet një motor i ri nga ato që i bën BMW, kompani fondacioni i së cilës e organizoi panelin”, deklaroi Dimitrov, transmeton gazeta KOHA.
Siç bëri të ditur MPJ-ja, në fokus së bisedës me komisarin evropian Hani ishte buxheti i BE-së dhe negociatat rreth kornizës financiare shumëvjeçare, me theks të rritjes së fondeve evropiane për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Në takimin me ministrin grek Dendias, siç theksohet, është biseduar për mbështetjen të cilën Greqia e jep në arritjen e qëllimit tonë, për fillim sa më të shpejtë të negociatave aderuese me BE-në, si dhe për ruajtjen e vazhdimësisë në implementimin e obligimeve të Marrëveshjes së Prespës nga të dyja anët.
“Pata edhe takim të mirë me komisarin Han, i cili tash është kompetent për buxhetin e BE-së, është në qendër të negociatave rreth kornizës financiare shumëvjeçare. Ai paralajmëroi se planifikon që të rriten fondet evropiane për rajonin tonë. Pata edhe takim miqësor dhe të mirë me kolegun grek Nikos Dendias. Biseduam për mbështetjen e Greqisë që të fillojmë përfundimisht negociatat aderuese me BE-në. Biseduam për implementim në të dyja anët e Marrëveshjes së Prespës”, qëndron në deklaratën me shkrim të Dimitrovit.
Takimi me Evarist Bartolon është takimi i tyre zyrtar, pas ndërmarrjes së paradokohshme të funksionit ministër i Punëve të jashtme të Maltës. Është diskutuar për pikëpamjet për marrjen e vendimit pozitiv nga BE-ja për dosjen tonë dhe është shprehur mbështetje nga ana e tyre për realizim përfundimtar të këtij qëllimi strategjik.
“Porositë e mia kryesore se ne jemi si një dhomë n. shtëpinë evropiane e cila na kyç në sistemin e ngrohjes, energjisë, rregullave të shtëpisë dhe se këtë duhet ta zgjidhim së bashku. Politikës së zgjerimit i duhet motor i ri nga ato që i bën BMW, kompani fondacioni i së cilës e organizoi panelin”, deklaroi Dimitrovi.
“Çift në tentativë”, banorët flasin për Sarën dhe Drilonin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përball...
Avioni i “Japan Airlines” pëson sulm kibernetik, paralajmëro...
LDK-ja mban sot konferencë për shtyp
Shpenzimet e shqiptarëve për lodrat e fëmijëve, importohet 1...