Bekaj nënshkruan kontratë të re me Prishtinën

20:42 | 14 Shkurt 2020
Arbresh.info

Portieri Visar Bekaj e ka vazhduar kontratën me klubin e Prishtinës deri në vitin 2021.

Ka qenë klubi nga kryeqyteti që e ka konfirmuar marrëveshjen mes palëve.

“Në ditën e të dashuruarve, Prishtina dhe Visar Bekaj vazhdojnë dashurinë duke nënshkruar së bashku kontratën e re deri në verë të vitin 2021”.

“Prishtina me insistim, shumë shpejtë, pritet të përfundoj marrëdhëniet kontraktuale me të gjithë futbollistët duke mos dashur të ketë asnjërin prej tyre pa kontratë për edicionin 2020/21”, thuhet në njoftimin e klubit.

Portieri është shfaqur i lumtur me rinovimin, duke thënë se është i bindur në titullin e kampionit.

“Ndonëse kisha disa oferta për transferim jashtë vendit gjatë afatit kalimtar që lamë pas, në marrëveshje me kryesinë, vendosa të qëndroj edhe një sezon pranë klubit të zemrës!”.

“Me gjasë nuk do të ik dot pa titullin kampion!”.

“Jam i bindur se bashkë me Prishtinën, objektivat për titull dhe Evropë do t’i prekim në fund të sezonit”, ka thënë portieri i Përfaqësueses së Kosovës ku ka regjistruar dy paraqitje me ekipin “A” dhe tetë paraqitje me ekipin U21.

Bekaj ka hyr në vitin e 6-të me fanellën bardhekaltër ku ka regjistruar 148 paraqitje.

https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/10158638952188538

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme