Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, përmes një letre dërguar presidentit Thaçi e ka uruar për 12 Vjetorin e Pavarësisë.
“Kosovën dhe Gjermaninë i lidhin marrëdhëniet e mira afatgjate”, shkruan ndër tjera presidenti Steinmeier në letrën e tij.
Ai më tej ka shkruar se në këto dymbëdhjetë vjet të pavarësisë saj Kosova ka bërë një rrugë të gjatë, porse sipas tij, ajo edhe më tej ndodhet para detyrave të mëdha.
“Krahas kësaj, qenësore për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është që të ketë progres në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit. Në këtë çështje Gjermania edhe në të ardhmen do të qëndrojë si partnere përkrah Kosovës”, thuhet në letrën e presidentit Frank-Walter Steinmeier.
Kjo është letra e plotë e Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier:
Zoti President,
Juve dhe të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës ju uroj Përvjetorin e Pavarësisë.
Kosovën dhe Gjermaninë i lidhin marrëdhëniet e mira afatgjate. Në këto dymbëdhjetë vjet të pavarësisë saj Kosova ka bërë një rrugë të gjatë. E megjithatë ajo edhe më tej ndodhet para detyrave të mëdha. Para së gjithash reformat e qëndrueshme në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë të nevojshme për të forcuar Kosovën ekonomikisht dhe për të afruar atë me Unionin Europian. Krahas kësaj, qenësore për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është që të ketë progres në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit. Në këtë çështje Gjermania edhe në të ardhmen do të qëndrojë si partnere përkrah Kosovës.
Edhe në emër të gjithë qytetarëve gjermanë Ju dëshiroj Juve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës një të ardhme në paqe, prosperitet dhe liri.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...