“Vendimi pozitiv i merituar, për fillim të negociatave inkuadruese do të jetë një vërtetim i përpjekjeve të deritanishme të Maqedonisë së Veriut, por edhe njëkohësisht vërtetim për kredibilitetin e Bashkimit Evropian”.
Këtë e tha sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov, në fjalimin e tij në panelin “Ndërtimi i qëndrueshmërisë shoqërore në fqinjësinë evropiane”, në suaza të konferencës së sigurisë në Mynih.
Dimitrov në fjalimin e tij foli edhe për nevojën e gjithpërfshirjes të “politikës evropiane të qëndrueshmërisë” në rajon, si dhe sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.
“Nuk ekziston mënyrë tjetër që Evropa ta mbajë rolin e saj të liderit në rajon dhe të jetë partner të cilit i besohet, përveç përmes integrimit të vendeve të cilat jo vetëm që tashmë janë pjesë gjeografike dhe kulturore e saj, por edhe kursi i veprimit të tij politik drejt modelit evropian”, tha Dimitrov.
Dimitrov u kthye edhe në dokumentin e ri të Komisionit Evropian dhe disa nga përparësitë të cilat metodologjia i sjell për vendet në rrugën drejt eurointegrimit të saj, njëkohësisht duke e potencuar vullnetin politik të vendeve-anëtare si një nga elementet kyçe për tregim të përbashkët të suksesshëm evropian.
Siç kumtoi MPJ, së bashku me panelistët tjerë – Margaritis S’hinas, nënkryetare e KE-së e obliguar për portofolin Promovimi i mënyrës evropiane të jetës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Aleksandra Tomaniq, drejtoresha ekzekutive e Fondit Evropian për Ballkan, diskutuan për aspektet më të rëndësishme të politikave evropiane dhe (mos)prania e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Dimitrov do të jetë pjesë edhe e tryezës së rrumbullakët të quajtur “Koordinim, bashkëpunim, konsolidim? Lëvizja e Ballkanit përpara” që mbahet pasdite, ndërsa në margjinat e Konferencës do të realizojë takime bilaterale me Johanes Han, eurokomisar për buxhet dhe administratë, me MPJ greke Nikos Dendias, si dhe me MPJ të Maltës, Bartolo Evarist.
Dita e parë nga Konferenca e sigurisë në Mynih rrumbullaksohet me darkë pune të organizuar nga kryetari i Forumit ekonomik botëror – Borge Brende, ku mysafir nderi do të jetë sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo.
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë