Ministrja Haxhiu nënshkruan marrëveshje me QKRMT

16:56 | 14 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, drejtoreshën ekzekutive, Feride Rushiti.

Me anë të kësaj marrëveshje, anëtarëve të QKRMT-së, u lejohet që të vizitojnë Institucionet Korrektuese të Kosovës, në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi.

Ministrja Haxhiu, falënderoi Rushiti, për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për përmirësimin e gjendjes në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe u dakorduan për bashkëpunime të mëtejme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme