Ju ndoshta po shpenzoni mjaft kohë në rregullimin dhe formësimin e thonjve tuaj, madje i kushtoni kujdes edhe ngjyrosjes së tyre me dizajne dhe ngjyra të lloj-llojshme, por duke e bërë këtë gjë, ju ndoshta nuk jeni duke i analizuar ata për një kohë më të gjatë, shumë njolla shenja dhe çarje të thonjve mund të jenë shenja direkte të ndonjë simptome domethënëse që ndikojnë në shëndetitin tuaj.
Edhe pse asgjë nuk e zëvendëson vizitën tek mjeku juaj për t’ju treguar saktësisht problemin, ju mund t’i diagnostifikoni edhe vet disa nga anomalitë që gjenden në thonj.Thonjtë e zbehtëZbehja e thonjve është një simptomë se ju nuk keni sasi të mjaftueshme të gjakut në organizëm, përkatësisht, vuani nga anemia.
Anemia rezulton nga nivele të ulëta të hekurit që mund të rezultojnë në oksigjen të pamjaftueshëm në gjak, e cila pastaj shkakton zbehjen e indeve dhe të lëkurë sidomos indet që gjenden nën thonj. Sigurohuni që të konsumoni sa më shumë në ushqime që përmbajnë hekur por gjithashtu pasurojeni ushqimin me shumë perime me gjethe jeshile, fasule, dhe mish të kuq.Thonjtë e zbehtë mund të jenë gjithashtu shenjë e sëmundjeve të mëlçisë apo të diabetit të hershëm, simptomat e të cilave reflektohen në rrjedhjen e dëmtuar e gjakut.
Thonjtë e verdhë
Ngjyra e verdhë e thonjve përveç që nuk duket bukur ajo ju bënë të ndjeheni edhe pa vetbesim. Thonjtë e verdhë janë simptoma indirekte të infeksioneve të ndryshme me të cilat ka gjasë të jetë duke u përballur trupi juaj.
Vijat e zeza
Linjat e zeza ose ngjyrë kafeje asnjëherë nuk duhet të injorohen ato mund të jenë shenjë e melanomës, e cila kërkon zbulim dhe shërim të menjëhershëm.Kushtoni shumë kujdes problemit të ngjyrave të errëta që i shihni në thonjtë tuaj.
Të çarat dhe pikat në thonj
Pikat dhe shenjat të cilat i shihni zakonisht ndërlidhen me psoriasën dhe sëmundjet inflamatore. Psoriasa është gjendje e lëkurës që në raste të shumta manifestohet me skuqje, dhembje dhe shenja në lëkur
Thonjë të hollë që thyhen lehtë
Thyerja e lehtë e thonjve si dhe hollimi i tyre janë shenjë e problemeve me tiroide.Gjëndra tiroide ndihmon në rregullimin e hormoneve që ndihmojnë në funksionimin normal të metabolizmit. Simptomat më të shpeshta reflektohen në humbjen e flokëve, në problemet me thonj duke i bërë ata të hollë, të brishtë dhe që rriten ngadalë.Mos i anashkaloni këto simptoma.Me një analizë të thjeshtë të gjakut ju mund t’i detektoni problemet me gjëndrën tiroide dhe t’i trajtoni ato me medikamente.Vijat e bardhaVijat e bardha në thonj janë më të shpeshtat dhe më të zakonshmet që na rastis t;I shohim këto vija indikojnë në ndonjë sëmundje të mëlçisë, veshkave, anomali të ndryshme apo probleme me proteinat dhe ushqime tjera.Rregulloni mënyrën e të ushqyerit që të eliminoni këtë problem.
Thonjtë e kaltër
Thonjtë e kaltër indikojnë se nuk ka sasi të mjaftueshme të oksigjenit në thonjtë tuaj. Kjo mund të reflektohet edhe me problem të frymëmarrjes dhe sëmundje të enëve të gjakut.
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...