Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sqaron opinion se e vetmja arsye që nuk po shpallë valë të reja për shitje të aseteve është mungesa e Bordit të Drejtorëve.
AKP shpreson se në afatin sa më të shpejtë të mundshëm të bëhen emërimet e drejtorëve të Bordit.
Agjencia siguron se pasi që të formohet Bordi i Drejtorëve do të vazhdohet me shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, në përputhje me Ligjin e AKP-së në gjithë territorin e Kosovës, pa dallime se në cilat komuna gjenden pronat shoqërore.
“AKP shpreson se në afatin sa më të shpejtë të mundshëm të bëhen emërimet e drejtorëve të Bordit. Agjencia siguron se posa të formohet Bordi i Drejtorëve do të vazhdohet me shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, në përputhje me Ligjin e AKP-së në gjithë territorin e Kosovës pa dallime se në cilat komuna gjenden pronat shoqërore”, thuhet në njoftim te AKP-së
Gjithashtu, AKP njoftoi se e ka të shtrirë autoritetin e vet në gjithë territorin e Kosovës ku përveç pesë zyrave të saja rajonale (në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Pejë dhe Mitrovicë), ka të hapura dhe zyra funksionale satelitore edhe në vendbanime me shumicë serbe në Shtërpce e Leposaviç.
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...