Billie Eilish publikon baladën dramatike për filmin “No Time To Die”

11:41 | 14 Shkurt 2020
A. B.

Artistja e njohur, Billie Eilish e ka incizuar temën muzikore për filmin e ri të James Bondit.

Balada dramatike paralajmëron se filmi i ri do të fokusohet në tradhtinë ndaj agjentin sekret, shkruan BBC përcjell portali arbresh.info

Teksti i këngës “No Time To Die” flet për gënjeshtra dhe mashtrim, ndërsa 18-vjeçarja këndon: “Kurrë nuk ke qenë në anën time”.

Kujtojmë se Billie Eilish në dhjetor të vitit të kaluar i mbushi 18 vjet dhe është këngëtarja më e re që e këndon temën muzikore për sagën e filmave për ‘007’. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme