Është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.
Kjo është bërë nën prezencën e ambasadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.
Ambsadori Grenell tha, se e sheh nënshkrimin e marrëveshjeve si hap për përqendrim në zhvillimin ekonomik. Grenell shprehu mirënjohjen që kemi arritur në këtë pikë, ky ishte fokusi- me të cilin ishin dakord edhe presidentët që në fillim, si mund të ecim përpara në zhvillimin ekonomik, tha ai. Grenell theksoi, se dhënia shpresë për të ardhmen ndryshon gjendjen. Kuptimi i gjithë kësaj janë vendet e punës. Kjo marrëveshje, sipas tij, dërgon një mesazh tek biznesi në SHBA e në Europë që të vijnë në rajon e të japin kontribut për zhvillimin.
Thaço falënderoi ambasadorin Grenell për punën e shkëlqyer për arritjen e marrëveshjes. Hap tjetër progresi kjo marrëveshje pas arritjes së marrëveshjes për linjat ajrore, tha Thaçi. Kjo marrëveshje është mesazhi më i mirë, se rajoni do të ketë paqe, zhvillim, vende pune, ajo që u duhet njerëzve në Kosovë, Serbi e Ballkanin Perëndimor. Kosova beson në lidershpin e presidentit Trump dhe ambasadorit Grenell që gjatë kësaj periudhe e këtij viti mund të arrihet arrihet marrëveshje përfundimtare paqësore, Kosovë-Serbi, theksoi presidenti i Kosovës.
Vuçiq në fjalën e tij para nënshkrimit të marrëveshjes në Mynih falënderoi presidentin Trump dhe ambasadorin Grenell për angazhimin e tyre për çështjet në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e interesimin për një liri të rëndësishme në lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit e njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Ishin negociata të vështira me Prishtinën, por me interesimin e presidentit Trump u arrit kjo marrëveshje, që është në të mirë të njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Ne si palë serbe e mbështesim këtë. Në marrëveshje merrte pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Prishtinë, Philipp Kosnet.
Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.
Ndryshe, para një muaji, palët kanë nënshkruar nga një Letër të shprehjes së interesit për hapjen e korridorit ajror në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...