Njerëzit po preferojnë gjithnjë e më shumë qumështin bimor, sesa atë të bagëtive.
Por a është bimori më i mirë se qumështi i lopës?
Qumësht bimor kemi: i bajames, sojës, orizit, kokosit, tërshërës, madje edhe ai i kërpit, që janë përhapur më shumë tani në supermarkete dhe kafene. Përveç faktit që disa persona mund të jenë intolerantë ndaj laktozës, një arsye tjetër pse njerëzit po shkojnë më shumë drejt qumështit bimor është sepse duan t’i përgjigjen në një farë mënyre krizës në rritje të klimës. Lajmi i mirë është se, shumica e qumështeve me bazë bimore, mbase të gjitha rezultojnë më të mira sesa i lopës, kjo në rast se shikojmë lëshimin e karbonit, sa tokë merret dhe sa ujë përdoret.
Bajamet janë përgjegjëse për emetimin e karbonit në 0.7 kg për litër, e ndjekur nga tërshëra (0.9 kg), soja (1 kg), pastaj orizi (1.2 kg). Ndërsa qumështi i bagëtive është përgjegjës për 3.2 kg për litër.
Ndërsa te përdorimi i tokës hendeku është akoma më i madh. Me nëntë metra katrorë tokë që nevojitet për të prodhuar vetëm një litër qumësht lope, krahasuar me më pak se një metër katror për qumështin me bazë bimore, duke filluar nga 0.3 m2 për qumështin e orizit.
Ndërsa sa i përket ujit, qumështi i bajames ka nevojë për mesatarisht 371 litra ujë, për litër qumësht të prodhuar, në krahasim me 628 litra që do ai i bagëtive. Qumështi i orizit do më pak, 270 litra ujë. Soja dhe tërshëra, nga ana tjetër, duan përkatësisht vetëm 28 dhe 48 litra.
Pasi keni vendosur se do të konsumoni qumësht bimor, do t’ju duhet të vendosni nëse do të zgjidhni qumësht organik, apo joorganik.
Bujqësia organike vjen me disa përfitime mjedisore, përfshirë rritjen e biodiversitetit dhe cilësinë e tokës.
“Por nëse shkojmë për bujqësinë organike, do të thotë që kemi nevojë për më shumë tokë për prodhimin e ushqimit, dhe na ngelet më pak për qëllime të tjera. Nëse duhet të pastrojmë tokën nga pyjet për bujqësi, atëherë kjo do të zvogëlonte rezervat e karbonit që mbajnë pyjet.”, thotë një studiuese, shkruan dritare.net.
Por çdo efekti negativ që mund të ketë bujqësia organike, mund të tejkalohet nga përfitimet e saj.
Fermat organike kanë tendencë të ruajnë më shumë karbon në tokën e tyre sesa fermat konvencionale, e cila është e rëndësishme për cilësinë e tokës dhe cilësia e tokës mund të ndihmojë në mbrojtjen e fermave nga kushtet ekstreme të motit. Edhe pse bujqësia organike mund të prodhojë rendimente më të ulëta në një vit të caktuar, në të ardhmen mund të rezultojë në një rendiment më të mirë, duke llogaritur përmbytjet periodike dhe thatësirat që shkatërrojnë të korrat.
Si krahasohet qumështi vegan me qumështin e lopës, në mënyrë ushqyese?
Sa i përket proteinave të qumështit, i vetmi që e konkurron atë të bagëtive është qumështi i sojës. Nivelet e proteinës te qumështi i sojës janë të krahasueshme me atë të bagëtive me 3.4 g për 100ml për soje kundrejt 3.5 g për 100ml qumësht lope. Qumështet e tjera me bazë bimore si bajame, orizi dhe arrë kokosi përmbajnë shumë më pak proteina në krahasim me sojën.
Qumështi bimor ka tendencë të ketë më pak yndyrë, veçanërisht të ngopur, (me përjashtim të atij të kokosit), sesa qumështi i bagëtive. Për të rriturit kjo është pozitive, duke ditur se ata ndjekin dieta për mosshtim peshe, por për fëmijët nuk rekomandohet, pasi ata kanë nevojë për yndyrën e qumështit të lopës. Mjekët rekomandojnë që prindërit t’u japin qumësht lope fëmijëve nga mosha 1-2 vjeç.
Më pas qumësht gjysmë të skremuar deri në moshën pesë vjeç, sepse qumështi i skremuar nuk përmban mjaftueshëm yndyrë për fëmijët e vegjël.
Përkundër gjithë këtyre përfitimeve që ka qumështi bimor, askush nuk është i detyruar që të heqë dorë nga ai i lopës, apo dhisë, qoftë kjo për arsye mjedisore apo etike. Nëse e keni shumë qejf qumështin e lopës, vazhdoni ta konsumoni. Por nëse ndonjëri prej jush pëlqen gjërat vegane, sugjerimi do të ishte pak qumësht soje, bajamesh, arre kokosi, apo tërshëre.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë