Mbrojtësi i Chelseas, Kurt Zouma ka zbuluar bisedën që kishte me trajnerin e Tottenham, Jose Mourinho, i cili kur luante keq e quante mbeturinë.
Tekniku portugez ka shumë kritika që nuk iu jep mundësi talentëve të rinj të tregojnë kualitetin, transmeton portali arbresh.info.
Zouma tha se Mourinho e kishte marrë në zyre dhe i kishte thënë se ishte mbeturinë në vikend, gjë e cila ka shkaktuar që francezi të përmirësohet.
“Është njëri që i do fitoret. I përdor të gjitha gjërat për at arritur. Erdha këtu në moshën 19-vjeçare dhe vendosi që unë të luaj”.
“Njerëzit kanë mendimet e tyre, por unë nuk pranoj se Mourinho nuk i jep shanse lojtarëve të rinj. Nuk me kujtohet cila ndeshje, por ishim duke humbur 3 – 1. Në ditën tjetër me mori në zyre dhe me pyeti nëse jam mirë”.
“I thashë po, me tha a je sigurt, përsëri i tash po, pastaj me tha sepse ishe mbeturinë në vikend. Me shokoi, por menjëherë bëri që të reagoi në fushë. Me kujtohet sepse më dhembi dhe kishte efekt”, theksoi Zouma për RMC Sport.
Chelsea për momentin renditë në pozitën e katër në tabelë me 41 pikë, katër pikë më shumë se skuadra e Jose Mourinhos./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?