Një debat i fortë u zhvillua në mes gazetares Alma Demiraj dhe Eugena Tominit, Shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.
Debati nisi kur gazetarja e pyeti doktoreshën ku është karantina.
Kemi territore të përcaktuar për karakatina. Ato janë nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë, por për arsye sigurie nuk bëhet publik vendi- tha doktoresha Tomini.
Ku është? Çfarë masash ka?- ndërhyri gazetarja Alma Demiraj.
Ka, por nuk bëhet e ditur pa pasur ndonjë rast- vijoi Tomini.
Çfarë cënimi të sigurisë kombëtare sjell bërja publike e karantinës?- ndërhyri publicisti Redi Shehu.
Edhe për vdekjen nga gripi nuk kishte publikime. E mohuat si informacion- vijoi gazetarja.
Alma më vjen keq. Janë afishur tek webi dhe kemi dalë edhe mediatikisht- tha Tomini.
Jo më vjen keq mua. Jam dashur të bëj punën e Shikut për 2 rastet e vdekjeve nga gripi- iu kundërpërgjigj Demiraj.
Nga formacioni deri tek interesimi i Juventusit/ Ardian Isma...
Abdixhiku prezanton kandidatët për deputetë nga Fushë Kosovë
Droni i radhës në BBVK vjen për Gresën
Hoxha: Provuam gjithçka, sa herë futem në ndeshje do të jap ...
Banorët në lot dhe të shokuar pas largimit të Dianës nga BBV...
Gjermania dështon të fitoj ndaj Hungarisë, me barazim ndalet...