Meta: Zgjidhja nuk është kurrë ndryshimi i kufijve

22:33 | 13 Shkurt 2020
Arbresh.info

“Zgjidhja nuk është kurrë ndryshimi i kufijve, por vetëm respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice” kjo ka qenë deklarata e presidentit Ilir Meta mbajtur në ceremoninë e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës mbajtur nga ambasada e Kosovës në Tiranë.

Meta ndër të tjera është shprehur se në botë ka popuj shumicë dhe pakicë por zgjidhja e vetme është mënyra demokratike e bërjes së veprimeve, transmeton TCH.

“Nuk ka popull të keq dhe popull të mirë, por ka politikë të mençur, vizionare, dhe politikë vrastare e shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet e të gjithë popujt. Në Ballkan, çdo popull e çdo komb është shumicë në një shtet dhe është pakicë në një shtet tjetër dhe zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve, por respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice në çdo vend. Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm, e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në zemër të një marrëveshjeje dhe normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve. Kjo do bënte një çlirim të jashtëzakonshëm të energjive pozitive në gjithë rajonin tonë”, tha Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme