Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” deklaroi se vendi ka nevojë për qeveri transitore, pa Ramën kryeministër.
Paloka u shpreh se opozita e bashkuar nuk bën asnjë lloj marrëveshje me Edi Ramën.
“Ne themi kaq kohë që duhet qeveri transitore. Kërkohet një qeveri, për 100 ditë, që të menaxhojë zgjedhjet. Kjo qeveri në radhë të parë ka parasysh që Rama të mos jetë kryeministër. Edi Rama ka treguar se është njeriu që nuk lejon zgjedhje të lira e të ndershme në këtë vend. Qeveria transitore synon që të sigurojë një klimë, ku të shmangen situatat e krimit zgjedhor.
Qeveria transitore ka si detyrë që të lejojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nga ne askush nuk pretendon të bëjë marrëveshje. Mënyra si do zgjidhen pastaj njerëzit, kërkohen persona me integritet”, tha Paloka.
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot