Një nga personat që i është dërguar formular nga OFL për të vertetuar pasurinë është Saimir Taullau. Po kështu i kanë sekustruar makinën, që sipas policisë është e blinduar.
Në një intervistë për Basir Çollakun në ShijakTv ai ka thënë se nuk ka makinë të blinduar, por ka biznese, të cilat i menaxhon prej vitesh dhe është taksapagues i rregullt i shtetit. Sipas tij, po bëhet show në media me emrin e tij dhe sa herë ka ngjarje në Lushnje policia i troket në derë.
“Erdhën 10 policë, më thanë kemi ardhur dhe do të marrim këtë fuoristradën dhe do ta çojmë për sekuestro, sepse na kanë dhënë urdhër nga Tirana. Kjo makinë tip Nisan, prodhim i vitit 2004, është blerë para një viti e gjysmë me vlerën 3 milionë lekë të vjetra”.
I pyetur nëse automjeti është i blinduar, Taullau përgjigjet: Jo aspak. Nuk ka lidhje fare me makinë të blinduar. Unë nuk e kuptoj kush ma bën këtë shoë, ma bën prokuroria, policia, gazetaria. Nuk e kuptoj. Na vjen zor nga fëmijët kur shkojmë në shtëpi”.
Ndërsa lidhur me pronat tha se “unë kam një pronë që ia kam marrë me qira vëllezërve të mi, Bertit dhe Fatmirit, më kontratë sigurisht. Ata janë marrë me biznes. Kanë shitur dhe një tokë këtu në autostradë para shumë vitesh, 3 milionë e 200 mijë euro. Detyrimet në shtet i paguaj rregullisht. Edhe tokës së karburantit ia paguaj bashkisë taksat rregullisht, katër deri në 6 milionë lekë në vit, edhe punëtorët i kam të gjithë të siguruar. Madje njëri që ishte një ditë përkohësisht më gjobitën për 2 milionë lekë dhe unë kam paguar gjobën. Jemi të hapur për hetim, vetëm të na lërë rehat policia” , u shpreh ai. /abcnews.al
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut