Golden Eagle Ylli ka mundur Bashkimin me rezultat 79:69 (24:12, 14:23, 18:11, 23:23) për tu kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.
Ylli e nisi ndeshjen për mrekulli, duke qenë në epërsi dhe çerekun e parë e përfundoi në të mirë të tij me rezultat 24:12.
Por, Bashkimi u këndell në periudhën e dytë, duke u rikthyer në lojë, madje barazoi shifrat në 31:31, për të kaluar më pas në epërsi 33:35, por skuadra therandase shkoi në pushim me tri pikë epërsi 38:35.
Në periudhën e tretë u zhvillua një lojë shumë interesante, derisa Ylli sërish e nisi më mirë, duke e fituar këtë pjesë 18:11, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 56:46 për skuadrën nga Theranda.
10 minutat ishin tërësisht të barabartë, ku Ylli ruajti epërsinë e krijuar, derisa Bashkimi nuk arriti përmbysjen dhe në fund Golden Eagle Ylli triumfoi me rezultat 79:69, derisa në finale e pret fituesin e ndeshjes Rahoveci-Peja.
Te Ylli u dalluan Devonte Browen me 17 pikë, Egzon Kuqi me 14, Jameel McKay me 10 pikë e 15 kërcime dhe Samir Zekiqi me 10 pikë e pesë kërcime, derisa te Bashkimi më të mirët në parket ishin Stevie Clark me 19 pikë, Corey Ross me 16 pikë dhe Terik Bridgeman me 16 pikë./arbresh.info.
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...