Frika nga Real Madrid, PSG i ofron Mbappes 41 milionë euro në vit

16:49 | 13 Shkurt 2020
Arbresh Info

PSG mund ta humbas yllin e skuadrës, Kylian Mbappe në fund të sezonit sepse francezi mund të transferohet te Real Madrid.

Për të ndaluar këtë gjë, PSG është gati t’i ofrojë Mbappes kontratën e ‘çmendur’ në të cilin ky i fundit do fitojë 41 milionë euro në vit, transmeton portali arbresh.info.

“Parisienët” nuk duan assesi ta shesin fituesin e Kupës së Botës dhe do i ofrojnë rrogë në vlerën e dy yjeve, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi.

Nga ana tjetër, Mbappe ia ka bërë të qartë klubi se dëshiron të transferohet te Real Madrid dhe ka refuzuar dy oferta të Barcelonës.

Mbappe këtë sezon ka shënuar 22 gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme