Pse Samsung Galaxy Z Flip është më i mirë se smartfoni i palosshëm Fold?

15:19 | 13 Shkurt 2020
Arbresh Info

Aktivitetin Galaxy Unpacked që u zhvillua në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, Samsung e hapi me njoftimin më të pritur për të gjithë, shfaqjen e Galaxy Z Flip.

Megjithëse edhe pse ka kaluar një kohë, që kur u shfaq Galaxy Fold, ne nuk kemi harruar për #FoldGate famëkeq, apo kohën kur u përhap Fold dhe shpërthyen një milion probleme para se të dilte në treg.

Shpresojmë që historia të mos përsëritet me Z Flip, ndërsa bazuar në dizajnin dhe specifikat ka  shpresa mjaft të mëdha.

Deri më tani, janë pesë arsye të fuqishme, pse Samsung Galaxy Z Flip, është shumë më i mirë se telefoni palosshëm Fold dhe se do të ketë sukses.

  1. Z Flip është kompakt, i përshtatshëm dhe me dizajn të këndshëm

Ky smartfon, mbyllet si një guaskë, që është sistem shumë më kompakt, ndërsa mund të mbahet me lehtësi në xhep apo çantë, duke e bërë përdorimin shumë të përshtatshëm dhe praktik.

Të gjitha këto lehtësi, janë bërë derisa Z Flip vazhdon ta ketë dukje shumë të mirë, në bazë të dizajnit të këndshëm dhe shumë të bukur.

  1. Çmimi është shumë më i lirë

Me 1,270 euro, Z Flip nuk është aspak i lirë, por krahasuar me 1,840 euro sa kushton Fold, është shumë më i arsyeshëm.

Për asnjë smartfon, që ka kamera sikur smartfonat e lirë, nuk do duhej të paguhej mbi 900 euro, mirëpo për ata që duan një telefon të palosshëm, atëherë iu rekomandohet Z Flip, sepse është edhe më i lirë se Motorola Razr që kushton 1,380 euro.

  1. Në Z Flip është një shtresë e hollë xhami, që e bënë shumë më të qëndrueshëm

Për dallim prej plastikës së papërshtatshme, që është përdorur të Galaxy Fold, në Z FLip është përdorur xhami special që e ka zhvilluar Samsung, i quajtur Ultra Thin Glass.

Xhami e ka bërë më të hollë, ndërsa thuhet të jetë shumë më i qëndrueshëm nga gërvishtjet, si dhe më i ndjeshëm në përdorim.

  1. Hapësira e fshehur ku paloset

Si çdo smartfon i palosshëm edhe Galaxy Z Flip, e ka një hapësirë, ku përthyhet dhe hapet, që ekrani të jetë i plotë.

Por, në këtë smartfon, kjo hapësirë është shumë më e padukshme, por edhe elastike dhe e fuqishme në të njëjtën kohë.

Bazuar në të dhënat e Samsung, kjo hapësirë mund të mbyllet dhe hapet deri në 200 mijë herë dhe të mos duket, që e bënë shumë më të mirë se ajo e përdorur në telefonat Motorola.

  1. Shkathtësi shumë më e madhe e ekranit

Një ndër gjërat më të pëlqyeshme te Samsung Galaxy Z Flip, është shkathtësia e lëvizjes së ekranit.

Këtu ekrani mund të qëndrojë gjysmë i mbyllur dhe të shfrytëzohet si një laptop i vogël, apo të përdoret ekrani në dy pjesë, për dy lloj materialesh të ndryshme.

Sistemi shumë i shkathët i hapjes së ekranit, e bëjnë përdorimin edhe më praktik dhe atraktiv. /Telegrafi/

https://youtu.be/UVxyXzaCI34

 

 

 

Të ngjashme